Top News/ Fauci ‘shtrydhet’ në Kongres / Debat i ashpër për Covidin: Nuk e mbulova origjinën

Top Channel Albania
Top Channel Albania
271 بار بازدید - 4 هفته پیش - Shkencëtari kryesor i qeverisë amerikane
Shkencëtari kryesor i qeverisë amerikane në kohën e pandemisë së koronavirusit, Anthony Fauci, mohoi, madje me zemërim se kishte mbuluar origjinën e Covid-19, të hënën, në dëshminë e tij të parë publike në kongresin amerikan që nga tërheqja prej pozicionit si imazhi i luftës kundër pandemisë.
Fauci u bë eksperti më i besuar në vend në ditët e para kaotike të shpërthimit të koronavirusit në vitin 2020, por përplasjet e tij me ish-presidentin Donald Trump mbi përgjigjen ndaj virusit, ndezën zemërim tek e djathta dhe ai tani jeton me masa të shtuara sigurie pas kërcënimeve me vdekje ndaj familjes së tij.
Republikanët e akuzojnë imunologun 83-vjeçar se ka ndihmuar në shpërthimin e pandemisë më të rëndë në një shekull, duke miratuar fondet e kaluara tek shkencëtarët kinezë që ata i akuzojnë për prodhimin e koronavirusit SARS-CoV-2 që shkakton Covid-19. Ai u thirr nga republikanët në Nënkomisionin e Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për Pandeminë e Koronavirusit, për të dhënë informacione për kërkimin e tij të fitimit të funksionit, që synon të përmirësojë viruset për të gjetur mënyra më efikase për t’i luftuar ato.  Teknika e diskutueshme është në qendër të një teorie sipas së cilës pandemia shpertheu për shkak të një rrjedhjeje nga laboratori. Por Fauci tha se do të ishte "molekularisht e pamundur" që viruset e lakuriqëve të natës të studiuara në Institutin e Virologjisë në Ëuhan të shndërroheshin në një virus si ai që shkaktoi pandeminë. Ai hodhi poshtë pretendimet e republikanëve se ai ndikoi edhe në raportin e CIA-s për origjinën e pandemisë. Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për 38 vjet, derisa dha dorëheqjen në dhjetor 2022, Fauci ndihmoi në hartimin e politikës federale gjatë pandemisë që vrau 1.1 milion amerikanë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt  të  vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Debati#Kongres
4 هفته پیش در تاریخ 1403/03/15 منتشر شده است.
271 بـار بازدید شده
... بیشتر