Top Channel/ Tesla prodhon makina prej një viti në Gjermani, një lajm i mirë dhe një i keq

Top Channel Albania
Top Channel Albania
2.5 هزار بار بازدید - پارسال - Tesla po punon me vrull
Tesla po punon me vrull në Gjermani, por ka hequr dorë nga prodhimi i plotë i baterive në këtë vend. Shkak janë bërë  lehtësimet tatimore në SHBA.

Së pari lajmi i mire është se prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 persona në fabrikën në Berlin.

Tesla bëri të ditur në Tëitter se aktualisht atje po prodhon 4.000 makina në javë – që do të thotë rreth 200.000 në vit.

Tesla i ka vënë vetes synim të prodhojë gjysmë milioni makina në vit dhe të ketë rreth 12.000 punonjës. kjo markë është duke prodhuar makina elektrike në Gjermani që nga marsi i vitit 2022.

Lajmi i mirë është se Tesla ka nisur edhe prodhimin e komponentëve të baterive në Gjermani. Pronari i Tesla, Elon Musk, tha se kjo do të jetë fabrika më e madhe e baterive në botë.

Por tani vjen lajmi i keq: Tesla me sa duket ka braktisur planet për të prodhuar bateri të plota në Gjermani. Kompania ka vendosur të tërhiqet dhe këtë pjesë të prodhimeve, për shkak të lehtësimeve, ta kalojë në Shtetet e Bashkuara.

“Fokusi i prodhimit të baterive të Tesla është aktualisht në SHBA për shkak të kushteve më të mira fiskale. Tesla fillimisht kishte planifikuar të prodhonte të gjitha bateritë në Brandenburg por duket se tani ka ndryshuar strategji. Ministria e Ekonomisë e Brandenburgut tha për aq sa ishte ajo në dijeni, ndryshimi i kursit nuk do të ndikojë në numrin e vendeve të punës.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tesla#TopChannelNews
پارسال در تاریخ 1401/12/16 منتشر شده است.
2,564 بـار بازدید شده
... بیشتر