Top News/ Gjigantët e teknologjisë, të uritur për çipa. Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Top Channel Albania
Top Channel Albania
185 بار بازدید - ماه قبل - Nvidia u bë kompania më
Nvidia u bë kompania më e vlefshme në botë pasi çmimet e aksioneve të saj fluturuan në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të martën.
Aksionet e kompanisë amerikane e mbyllën ditën duke u tregtuar me afërsisht 136 dollarë, me rritje 3.5 për qind. Shifra e bën Nvidian kompaninë më të vlefshme se Microsoft, që në fillim të këtij muaji tejkaloi Apple.
Kompania amerikane Nvidia prodhon çipa kompjuterikë të domosdoshëm për softueret e inteligjencës artificiale dhe kërkesa për produktet e saj ka rritur shitjet dhe fitimet gjatë viteve të fundit.
Investitorë besojnë se fitimet e kompanisë mund të rriten edhe më shumë, duke rritur çmimet e aksioneve të saj. Megjithatë, ka ekspertë skeptikë që mendojnë se fryrja e çmimet ka një pjesë që nuk justifikohet nga luhatjet e tregut.  
Nvidia vlerësohet aktualisht me 3.34 trilionë dollarë, dyfish më shumë se sa vlera që kishte në fillim të këtij viti. Kompania ka përfituar nga konkurrenca e ashpër mes Microsoft, Google dhe Metas në garën për inteligjencën artificiale. Të trija këto kompani nuk prodhojnë vetë çipat që nevojiten për këtë teknologji, por i porosisin produktet te Nvidia.


Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt  të  vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Nvidia#Teknologjia
ماه قبل در تاریخ 1403/03/30 منتشر شده است.
185 بـار بازدید شده
... بیشتر